Qytetarët gjermanë pajisen me armë ndaj sulmeve të mundshme të refugjatëve

Mediet gjermane raportojnë një
dukuri të re në mesin e shtetasve gjermanë: një numër gjithnjë e më i madh po
blejnë armë për të garantuar sigurinë personale. Ngjarjet e kobshme në Këln të Gjermanisë,
ku një numër femrash u rrahën e u përdhunuan seksualisht nga turmat e refugjatëve
nga Lindja e Mesme, kanë shtyrë një numër qytetarësh gjermanë që të pajisen me
armë. Mediet gjermane njoftojnë se numri i shitjeve të armëve është dyfishuar. Sipas
shefit të Policisë në Këln, autorët ishin me prejardhje arabe ose nga vendet e
Afrikës së Veriut. Qytetarët gjermanë kanë kritikuar rëndë Policinë, e cila nuk
ka arrestuar asnjë person për këto përdhunime. Deri më tani janë deponuar mbi 1
mijë kallëzime penale ndaj mos-reagimit të autoriteteve policore.

Kontrolloni gjithashtu

Përplasje në seancën e Kuvendit: Deputetja Salihu akuzon për shkelje të Kushtetutës, Dehari ia ndal mikrofonin

Seanca e Kuvendit është shoqëruar sot me tensione, pasi deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, …