Nënkryetarët e Kuvendit, Xhavit Haliti dhe Aida Dërguti po marrin pjesë në takimin e AP të KE-së

Nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti
dhe Aida Dërguti po marrin pjesë në takimin e Asamblesë Parlamentare të
Këshillit të Evropës. Gjatë kësaj kohe, delegacioni i Kuvendi të Kosovës është
takuar me delegacione të ndryshme nga Shqipëria, Suedia, Gjermania, Italia,
Franca, Turqia, Maqedonia, Sllovenia dhe Hungaria. Temat e takimeve janë
zhvilluar kryesisht lidhur me votimin e rezolutës me temë ‘Situata në Kosovë
dhe roli i Këshillit të Evropës’ me raportues Agustin Conde. Duke pas parasysh
që Kuvendi i Kosovës nuk gëzon status të anëtarit në këtë institucion, delegacioni
ynë ka lobuar fuqimisht që përmes delegacioneve tjera të paraqet amandamentet
të cilat synojnë të shfuqizojnë amandamentet e Serbisë. Amandamentet do të
propozohen dhe argumentohen nga delegacioni i Shqipërisë dhe Suedisë. Ndërsa
delegacionet tjera kanë konfirmuar që do të mbështesin Kosovën në çdo hap të
zbatimit të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, me synim që raporti
që del nga Këshilli i Evropës të tregojë situatën reale në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës ka vendosur që të mbyllen shkollat deri në 27 mars 2020 për shkak të përhapjes së koronavirusit

Brenda dhjetë viteve janë mbyllur dhjetëra shkolla për shkak të mungesës së nxënësve

Brenda dhjetë viteve janë mbyllur dhjetëra shkolla për shkak të mungesës së nxënësve. Janë afër …