Kadri Veseli: Ndarja nga jeta e shkrimtarit, skenaristit dhe publicistit të njohur Kiço Blushi la një zbrazëtirë të madhe

Kryekuvendari, Kadri Veseli ka filluar vizitën zyrtare në Kroaci

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka filluar vizitën zyrtare në Kroaci, me pritjen shtetërore nga Kryetari i Parlamentit të Kroacisë, Gordan Jandrokoviq. Të dy homologët biseduan për raportet e mira që Parlamentet e të dyja vendeve kanë ndërmjet tyre, ndërsa u shtrua nevoja që ky bashkëpunim të thellohet dhe avancohet edhe më tej në të gjitha nivelet e jetës parlamentare, posaçërisht në sferën e diplomacisë parlamentare. Në funksion të kësaj, Kadri Veseli e njohu homologun kroat me formimin e Grupit të Miqësisë Kosovë-Kroaci në Kuvendin e Kosovës.  Gjatë këtij takimi, Kryetari i Parlamentit kroat, Jandrokoviq, shprehu dëshirën për thellimin e bashkëpunimit midis dy Parlamenteve, intensifikimin e marrëdhënieve ndër-parlamentare dhe njëkohësisht shprehu gatishmërinë për mbështetjen e Kosovës në proceset e saj zhvillimore dhe integruese. Gjatë qëndrimit në Parlamentin kroat, kryeparlamentari Veseli i shoqëruar nga homologu i tij kanë ndjekur nga afër edhe punimet e seancës plenare, ndërsa kryesuesi i seancës dhe deputetët e kanë falënderuar kreun e Kuvendit të Kosovës për vizitën në Kroaci.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …