Lëvizja Vetëvendosje me disa aktivitete përkujton 11 vjetorin e protestës së 10 shkurtit të vitit 2007

Lëvizja Vetëvendosje me disa aktivitete përkujton 11 vjetorin e protestës së 10 shkurtit të vitit 2007

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar të zhvillojë disa aktivitete, me rastin 11 vjetorit të protestës së 10 shkurtit të vitit 2007, kur kishin  rënë dëshmorë: Mon Balaj e Arben Xheladini dhe ishin plagosur shumë të tjerë. Në orën 10:00, janë bërë homazhe për Arben Xheladinin te varrezat në Arbëri, të Prishtinës, ndërsa në orën 12:00, homazhe për Mon Balajn mbahen te varrezat, në Besianë. Në orën 13:30, homazhet mbahen  te pllaka përkujtimore në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë. Në orën 15:00, një tribunë do të organizohet në Sallën e Kuqe. Në posterin që shënon këtë  date  është shkruar se “Krimi nuk vjetrohet, Lëvizja nuk ndalet”. Balaj e Xheladini nuk kishin mundur t’iu mbijetonin plagëve nga plumbat e pjesëtarëve rumunë të Policisë së  UNMIK-ut, të cilët kishin hapur zjarr të pandërprerë mbi demonstruesit, në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …