Kryetarja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se zgjidhja e krizës politike në vend mund të gjendet dhe duhet të kërkohet vetëm në institucione. Gjatë qëndrimit në Gjilan, në kuadër të vizitave nëpër komuna, zonja Jahjaga ka thënë se tejkalimi i krizës politike qëndron tek faktori vendor. “Besoj se i kemi institucionet tona, të cilat i kemi krijuar me shumë mund për këto vite me radhë. Zgjidhjet nuk janë në rrugë. Zgjidhja është përbrenda institucioneve dhe nëpërmjet dialogut të përbashkët në mes të të gjitha forcave politike në vend”, ka deklaruar Jahjaga.
Kontrolloni gjithashtu
Burim Ramadani kërkon shkarkimin e Rizvanollit: Zyrtarët shkuan në Serbi pas Banjskës
Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Burim Ramadani, ka kërkuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
