EULEX- i ndërpret shërimin e Sami Lushtakut në QKUK

Pas dy netësh qëndrimi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Sami Lushtaku me erdhër të gjykatësit të EULEX-it është dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz. Avokati i tij, Arianit Koci, thotë se kjo u bë pa lejen e ekipit mjekësor kujdestar. Ai konsideron se kjo është shkelje e së drejtës elementare për klientin e tij. Avokati ka thënë për mediet se  Sami Lushtaku u kthye në burg pa asnjë rekomandim për terapi, pa lejen e ekipit mjekësor kujdestar, pa u ekzaminuar në tërësi dhe pa rekomandim për terapi. Realisht, ai sonte as terapi nuk mund të merr. Krejt kjo është e cekur në fletë-lëshim. Madje, edhe fletë-lëshimi është kryer pas daljes së pacientit nga klinika. Koci tha se krejt kjo është në kundërshtim me ligjin dhe çdo etikë tjetër mjekësore e humane. Lushtakut po i shkelet një e drejtë elementare; e drejta për trajtim mjekësor. Sami Lushtaku, i cili po vuan dënimin me burg, ditë më parë pati hyrë në grevë urie me arsyetimin se nuk ka marrë tretmanin e duhur mjekësor për problemet shëndetësore nga të cilat ai vuan. Ish-komandanti i UÇK-së i Zonës Operative të Drenicës, kryetar aktual i komunës së Skenderajt, është dënuar 12 vjet burg nga Gjykata Themelore e Mitrovicës

Kontrolloni gjithashtu

Lukas Mandl: JBorrell, Varhelyi dhe Lajçak a e shihni se çfarë po ndodh, ju ende dëshironi të sanksiononi Kosovën?

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, insiston që anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës të bëhet pa kushte

Eurodeputeti Lukas Mandl nga Austria ka shprehur qëndrimin e tij të qartë se anëtarësimi i …