Lëvizja Vetëvendosje mbajti një tryezë me përfaqësues të shoqërisë civile

Lëvizja Vetëvendosje mbajti një tryezë me përfaqësues të shoqërisë civile, ku u diskutua mbi zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe rrugën drejt ndryshimit. Tryeza u hap nga Kryetari, Visar Ymeri, i cili bëri një përmbledhje të dështimeve të koalicionit qeverisës dhe të dëmeve që ky koalicion i ka sjell vendit ne lidhje me marrëveshjet me Serbinë dhe demarkacionin me Malin e Zi, por edhe sa i përket mungesës se hapave drejt zhvillimit ekonomik dhe shpërputhjes se plotë mes premtimeve elektorale të partive në pushtet dhe punëve të ekzekutivit. Më tej z. Ymeri nënvizoi rolin kyç që kanë përfaqësuesit e shoqërisë civile, gazetarët dhe opinionbërësit në Kosovë për realizmin e ndryshimit të domosdoshëm. Përfaqësues të ndryshëm të shoqërisë civile e morën fjalën duke vlerësuar nismën e Lëvizjes,  për ta mbajtur një tryezë të tillë dhe për t’u konsultuar dhe koordinuar me shoqërinë civile. Shumë prej tyre ngritën shqetësimin për arrogancën dhe mungesën e llogaridhënies së qeverisë aktuale. Disa prej tyre u shprehën se shoqëria civile nuk mund të qëndrojë indiferente dhe neutrale ndaj krizës politike që ka kapluar vendin, dhe që tashmë është detyrë e çdo qytetari që të pozicionohet dhe të angazhohet për të sjell ndryshimin. Një pjesë e mirë e të pranishmëve ishin të mendimit që me të gjitha dëmet që kjo qeveri i ka shkaktuar vendit dhe me shkeljet kushtetuese që ajo tashmë i ka bërë, është dashur që prej kohësh ajo vetë të largohej nga pushteti.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …