Mustafa: Policia zbaton urdhrat e Prokurorisë dhe Gjykatave

Zëvendësministri i Punëve të
Brendshme, Nehat Mustafa, i është kundërpërgjigjur akuzave të Vetëvendosjes se
Policia po i zbaton urdhrat politik. Në një shkrim të afishuar në rrjetet
sociale, zëvendësministri, Mustafa ka thënë se veprimet e Policisë mund të
konsiderohen të ndikuara politikisht vetëm atëherë kur nuk zbatohen urdhrat e
prokurorit publik ose gjyqtarit përkatës. “Policia zbaton urdhrat dhe udhëzimet
e lëshuara në mënyrë të ligjshme nga prokurori publik ose gjyqtari kompetent.
Në këtë rast, veprimet e policisë mund të konsiderohen të ndikuara nga politika
vetëm atëherë kur ajo nuk zbaton urdhrat e prokurorit publik ose gjyqtarit kompetent.
Zbatimi i urdhrave nga prokurori publik dhe gjyqtari kompetent tregon më së
miri profesionalizmin dhe përkushtimin për përmbushjen e obligimeve ligjore nga
ana e Policisë së Kosovës”, thuhet në reagimin e zëvendësministrit, Nehat
Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …