Në një intervistë për Radion
‘Kosova e Lirë’, kryetari i komunës së Shtimes, z.Naim Ismajli, teksa ka folur
për sfidat me të cilat përballet qeverisja lokale në këtë komunë, ka komentuar
edhe çështjen e Asociacionit të Komunave Serbe, si një nga temat më te nxehta
realpolitike në vend. Në cilësinë e kryetarit të Asociacionit të Komunave të
Kosovës, Ismajli ka vlerësuar se është krijuar një paqartësi tek qytetarët si
pasojë e mungesës së informacioneve nga Qeveria por edhe kundërshtimeve të
vazhdueshme të opozitës mbi Marrëveshjen e 25 gushtit. “Marrëveshja nuk është
fjala e fundit, për shkak se ajo negociohet. E rëndësishme është që të lihen
hapësira në mënyrë që kur të përkthehet në dokument zyrtar, të mos bie ndesh me
Kushtetutën”, ka thënë Ismajli. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, sipas tij, i
jep të drejtën Qeverisë që të ketë kujdes të shtuar me rastin e përpilimit të
Statutit të Asociacionit. Ismajli ka shtuar se Asociacioni duhet të ngelë në
nivelin e një trupe rekomanduese e konsultative, njësoj sikurse Asociacioni i
Komunave të Kosovës. Ai ka sugjeruar që në këtë proces të përfshihen si pozita,
ashtu edhe opozita. “Interesi si i pozitës ashtu edhe opozitës duhet të jetë
asisoj që të ulen bashkërisht e të hartojnë Statutin, duke përfshirë edhe
ekspertët, në harmoni me Kushtetutën”, ka thënë kryetari i Shtimes, Naim
Ismajli. rkl. 
Kontrolloni gjithashtu
Ministrja Elisa Spiropali në Hagë: vizitë zyrtare, marrëveshje me Holandën dhe takim me Hashim Thaçin në paraburgim
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka mbërritur në Hagë …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				