Uashingtoni
zyrtar pritet të dërgojë edhe një diplomat tjetër, në përpjekje për kthimin e
normalitetit në institucionet e Kosovës. Burime të Top Channel bëjnë të ditur
se Shtëpia e Bardhë do të dërgojë në Prishtinë ndihmës-sekretarin amerikan të
Shtetit për Çështjet evropiane dhe euro-aziatike, Hoyt Brian Yee. Në këtë
takim, i cili pritet të mbahet me 26 janar, zyrtari i lartë i Departamentit
Amerikan të Shtetit do të takohet me kryeministrin, Isa Mustafa si dhe me zëvendëskryeministrin,
Hashim Thaçi. Bëhet e ditur se ai do të përsëris kërkesat e Shtëpisë së Bardhë
për uljen e tensioneve
politike dhe për kthimin e opozitës në institucione, duke kërkuar që të mos të
përsëriten skenat me gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Kryetari i Shqipërisë Bajram Begaj, pret ministrat e jashtëm në Tiranë
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur sot në Tiranë ministrat e jashtëm të vendeve …