Kryeministri Haradinaj priti në takim omandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjeneralin Tymothy Orr

Kryeministri Haradinaj priti në takim komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjeneralin Tymothy Orr

Të arriturat e shtetit të Kosovës në dekadën e parë të pavarësisë dhe roli vendimtarë i SHBA-ve, ishin temat kyçe në takimin që Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj pati me Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjeneralin Tymothy Orr. Për Kryeministrin Haradinaj, prezenca e Gjeneralit Orr në një ditë festive për shtetin e Kosovës është nder i veçantë. “Më lejoni të ju falënderojë, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës për prezencën tuaj dhe rolin e pazëvendësueshëm të shtetit tuaj në rrugën demokratike të Kosovës”, tha Kryeministri Haradinaj. Nga ana tjetër Gjenerali Orr tha se Kosova për të është shtëpi e dytë dhe se ndjehet i nderuar që është pjesë e festimit të 10 vjetorit të Pavarësisë së saj.

Kontrolloni gjithashtu

Postimi i ministres së jashtme, Donika Shvarc për raketat në Poloni, ka ngjallur reagime të shumta

Paradoksi i Donika Gërvallës: Para dhjetë vjetësh kërkonte dorëheqje, sot përballet me të njëjtën kërkesë

Para dhjetë vjetësh, pas vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit, Donika Gërvalla kërkonte …