Në Deçan u mbajt përkujtimore në 100 vjetorin e rënies së heroit të kombit, Isa Boletini

Në Deçan, nën organizimin e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, është mbajtur Akademi përkujtimore me rastin e shënimit të 100 vjetorit të vrasjes se heroit kombëtarë Isa Boletini.


Në këtë ceremoni përkujtuese ishin të pranishëm : Prof.dr.Fatmir Sejdiu, ish President i Republikës se Kosovës; Ramush Haradinaj, ish Komandant i Zonës Opertaive të Rrafshit Dukagjinit dhe Kryetar i AAK-së; Rasim Selmanaj, Kryetar i Komunës se Deçanit; Dr.Islam Lauka, ish Ambasador i Republikës se Shqipërisë në Prishtinë; Ramë Manaj, Kryeshef i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës,  bashkë me delegacionin e tije; Prof.dr.Frashër Demaj, Rektor i Universitetit “FAMA”; deputetët e zonës të Kuvendit të Republikës se Kosovës Safete Hadergjonaj e Teuta Haxhiu, pasatja Kryetaret e Komunave, Agim Bahtiri i Mitrovicës, Rufki Suma i Hanit të Eelezit dhe Agron Kuçi i Junikut; Dr.Naser Rugova, ish Deputet në Kuvendin e Republikës se Kosovës, si dhe shumë qytetar e personalitet të tjera.


Fillimisht para ta pranishmeve foli Selim Lokaj Kryetar i LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, i cili ndër të tjera tha : “Isa Boletini, ju takon burrave të mëdhenj dhe atdhetare i cili gjithçka çka pati dha për Shqipërinë. Ai është figura me unifikuese që njeh historiografia jonë. Isa Boletini, me veprimtarin e tije ka hyrë në histori për të mos dal nga aty, ai me të drejtë duhet të quhet edhe si gjenerali i pavarësisë se Shqipërisë ngase nën drejtimin e tije u zhvilluan shumë beteja të cilat do të kulmojmë me mbajtën e Kuvendit Kombëtarë të Vlorës me 28 nëntor të vitit 1912, ku delegatët nga gjitha hapësirat tona do të deklaronin mevetesin e tokave shqiptare.”, tha profesor Lokaj.


Më fjalën qendrore në akademi u paraqit Prof.dr.Frashër Demaj, Rektor i Universiteti “FAMA”, i cili tha : “Në burimet britanike flitet edhe për mënyrën se si Serbia dhe Mali i Zi përdoren joshjen por në të njëjtën kohë edhe kërcënimin për Isen dhe bashkëpunëtorët e tij. Diplomacia serbe dhe ajo malazeze mundohej që kryengritësit shqiptarë ti dobësonte duke i nxitur kundër Perandorisë Osmane, që pastaj ta kishin më të lehtë të aneksonin territoret e tyre. Nga ana tjetër edhe autoritetet osmane alarmonin për rrezikun serb e malazez për shqiptarët duke u munduar të bindin udhëheqësit politik dhe kryengritës  të mos e ndanin fatin e tyre nga ai i Perandorisë Osmane.”, tha profesor Demaj duke shtuar se : “Qe Isa Boletini ishte bërë një personazh i rëndësishëm flet edhe Obri (Aubrey) Herbert në kujtimet e tij. Herbert ishte një udhëpërshkrues politikan e diplomat britanik, njohës i mirë i rrethanave shqiptare dhe njëkohësisht shquhej edhe si mik i Isa Boletinit dhe shqiptarëve. Sipas Herbert Isa Boletini një burrë shumë i gjatë me mustaqe, i shkathët, shqiptar tradicional verior, një fytyrë të ashpër, në veshje gegë, në këtë kohë (1910-1912), ishte bërë një hero dhe emri i tij përmendej gjithandej. Herbert,  Isa Boletinin e quajti edhe Robin Hudi i shqiptarëve. Ai permend gjithashtu që në kontaktet e tij me Isa Boletinin, ky i fundit ti ketë thënë se shqiptarët shpresojnë që Anglia do ti ndihmonte në perpjekjet e tyre në mbrojtje të territoreve shqiptare. Herbert gjithashtu citon Isen ti ketë thënë se “ veriu dhe jugu, toskët dhe gegët duhet të bashkohen se janë i njëjti popull”, tha Rektori Demaj.


Po ashtu aktivitetin e përshëndeten edhe Prof.dr.Fatmir Sejdiu, ish President i Republikës se Kosovës; Ramush Haradinaj, ish Komandant i Zonës Operative të Rrafshit Dukagjinit dhe Kryetar i AAK-së; Dr.Islam Lauka, ish Ambasador i Republikës se Shqipërisë në Prishtinë si dhe Ramë Manaj, Kryeshef i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës si dhe Gazmend Boletini përfaqësuesi i Familjes Boletini.


Në fund të aktivitetit Kryetari i LHK “Ali Hadri” dega në Deçani Selim Lokaj nën pranin edhe të Dr.Islam Lauka, i dorëzona Ramush Haradinaj, dekoratën e nderit Titullin “Krenaria e kombit shqiptar” të LHK “Ali Hadri” dega në Deçan.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …