Miratimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit
në Parlamentin Evropian, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka konsideruar si
një hap përpara drejt integrimit evropian. Megjithëse MSA-ja e miratuar sot në
Parlamentin Evropian nuk është e plotë, siç ka qenë për vende tjera, rëndësia e
miratimit të saj, është edhe një hallkë më shumë, drejt fillimit të një
marrëdhënie të re në mes të BE-së dhe Republikës së Kosovës e cila vjen edhe si
rezultat i një përpjekjeje të disa brezave qeverisës në Kosovë. AAK vlerëson se
miratimi i MSA-së jodomosdoshmërisht është garanci për rrugë të shpejt për
anëtarësim në BE, sepse anëtarësimi në BE është drejtpërdrejt i ndërlidhur me
nivelin e qeverisjes së brendshme dhe demokratizimin në tërësi, thuhet në mes
tjerash në komunikatën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Pushimi dimëror i Speciales, ndërkohë që drejtësia mbetet në vendnumëro
Gjykata Speciale në Hag ka hyrë në pushimin dimëror nga kjo e hënë, duke pezulluar …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
