Paolo Gjentiloni: Të gjitha vendet janë të rrezikuara nga radikalizimi

Ministri i Jashtëm i Italisë, Paolo Gentiloni,  gjatë qëndrimit në Tiranë së bashku me ministrin e Jashtëm serb, Daçiq, ka deklaruar  se të gjitha vendet janë të rrezikuara nga radikalizimi. I pyetur për shkrimin e “Corriere della Sera”, Gentiloni tha se asnjë vend nuk ndihet imun ndaj terrorizmit, dhe duhet një përgjigje e përbashkët. “Është një realitet për të cilin asnjë vend nuk ndihet imun, është shumë e rëndësishme të kemi një përgjigje të përbashkët, që të përfshijë strukturat tona të inteligjencës e sigurisë në mënyrë të përbashkët. Jam në një vend ku jetojnë shtetas të feve të ndryshme, që ka një angazhim të rëndësishëm në luftën kundër radikalizimit, dhe që përbën një faktor stabiliteti të rëndësishëm në rajon. Sigurisht që jemi të shqetësuar ndaj këtyre fenomeneve dhe përpiqemi të bashkëpunojmë në nivel qeveritar mes vendeve tona”, tha Gjentiloni.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Do të shpërthejë skandali nëse nuk ka përgjigje pozitive nga Qeveria e Kosovës ndaj Amerikës për gazin

Lumir Abdixhiku: Refuzimi i VV-së nuk është inat politik, por interes kombëtar

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër nga Spanja ndaj përpjekjeve …