Kryetari i Bashkimit Demokratik
për Integrim, Ali Ahmeti, ka shprehur bindjen se zgjedhjet e parakohshme që do
të mbahen me 24 prill, do të jenë nga më të mirat që janë mbajtur ndonjëherë në
Maqedoni. Ai, me këtë rast, u ka bërë thirrje partive shqiptare që të mos e bojkotojnë
procesin zgjedhor. “Bojkoti
i zgjedhjeve nuk është mënyra më e mirë. Partitë politike nuk duhet të jenë
vetëpërjashtuese, por duhet të marrin pjesë në procesin zgjedhor”, është
shprehur Ahmeti. Kryetari i BDI-së ka theksuar se roli i partive politike
shqiptare është shumë i rëndësishëm në Maqedoni, meqë sipas tij, ato janë pjesë
e zgjidhjes së problemit. “Partitë parlamentare shqiptare kanë qenë pjesë e
procesit të deritanishëm si dhe janë pjesë e zgjidhjes së problemit dhe jo
thellimit të tij”, ka theksuar Ahmeti.
Kontrolloni gjithashtu
Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë
Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …