Deklarata e kryeministrit,
Mustafa se nuk do të shkojë në Bruksel pa e marrë një rekomandim pozitiv për
liberalizimin e vizave, është pritur me indiferencë në Beograd. Pyetjes nëse në
takimin e radhës do të shkojë kryeministri, Isa Mustafa, shefi i të
ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, i është përgjigjur duke thënë se
kryeministri, Vuçiq, është i gatshëm të shkojë në Bruksel. Sipas tij, qëllimi i
Beogradit është të krijojë atmosferë sa më të mirë politike para takimit të dy
kryeministrave dhe ka shtuar se BE e vlerëson shumë përkushtimin e Beogardit
për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën.
Kontrolloni gjithashtu
Përparim Rama: Kurti më tha “eja me neve, përndryshe projektet do të bllokohen”
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë një deklaratë të fortë duke akuzuar kryeministrin në …