Lejimi i operatorit të ri serb, përkatësisht telefonisë
mobile ‘MTS’, do të ketë pasoja të rënda për sigurinë e vendit, kanë vlerësuar
përfaqësues të Vetëvendosjes gjatë një paraqitje para medieve. Kryetari i Vetëvendosjes,
Visar Ymeri tha se kompania të cilës duan t’i japin leje për operim, është
kompani shtetërore e Serbisë dhe se me këtë bëhet integrimi i plotë i sistemit
të Serbisë në Kosovë. Ndërkaq, Ismet Hamiti nga ky subjekt, vlerësoi se
Kodi për Kosovën mund të zgjidhet pa Serbinë. “Zgjidhja do te ishte aplikimi i
rezolutës se Kuvendit, me kodin 355 te Shqipërisë. Marrëveshja për kodin
telefonik ka rëndësi në fushën e sigurisë, përgjimeve. Nuk ka vend ne bote qe e
lejon qe kompania e shtetit tjetër te operoje ne shtetin tjetër. Do te ketë
pasoja ne sigurinë e vendit tonë Kjo marrëveshje duhet te kundërshtohet
fuqishëm dhe përgjegjësit duhet t’i përgjigjen popullit”, tha ai.
Kontrolloni gjithashtu
17 qershor 1999 – Thaçi dhe gjenerali Jackson firmosin demilitarizimin e UÇK-së, ndërsa rifillojnë kthimet masive të shqiptarëve të dëbuar
Kryeministri i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe komandanti i përgjithshëm i trupave …