Reshjet e dëborës të nisura herët në mëngjes në Kukës e kanë vështirësuar qarkullimin në Rrugën e Kombit

Reshjet e dëborës të nisura në mëngjesin e sotëm në Kukës e kanë vështirësuar qarkullimin në Rrugën e Kombit

Reshjet e dëborës të nisura herët në mëngjes në Kukës dhe të shoqëruara me stuhi dhe ulje të temperaturave, kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve për shkak të ngricave në rrugë.  Kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve janë në terren për hedhjen e kripës, raporton TCh. Rruga e Kombit është e hapur, ndonëse ka reshje dëbore dhe ngrica. Ndërkohë që tetë borëpastruese po punojnë për largimin e borës në dy krahët e Rrugës së Kombit, policia ka ngritur postblloqe për të këshilluar drejtuesit e automjeteve.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …