Punëtorët e komunës në Skënderaj, Grevë Solidarizuese me Sami Lushtakun

Pasi është bërë i ditur lajmi se kryetari i komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku ka hyrë në grevë urie për shka të mos trajtimit në spital Udhëheqja e punëtorëve të administratës komunale dhe udhëheqja më e lartë e Komunës së Skenderajt, ka mbajtur takim të jashtëzakonshëm pas situatës së krijuar me këtë rast

Pas kësaj mbledhjeje është marrë vendim që e tërë nëpunësit e administratës komunale të hyjnë në grevë nga dita e hënë.

Më këtë rast, komuna e Skenderajt shpreh edhe shqetësim për trajtimin e padrejtë dhe johuman të kryetarit Sami Lushtaku”. Më tej, kjo komunë kërkon nga kryetarja  e Kosovës, Avokati i Popullit dhe institucionet e tjera relevante që të reagojnë “karshi shkeljes së rëndë të të drejtave elementare njerëzore ndaj z. Lushtaku”.

“Privimi nga e drejta për të marrë shërbime shëndetësore është në kundërshtim me të gjitha konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Sa për dijeni të institucioneve dhe opinionit publik, shërbimi shëndetësor nuk u ndalohet as robërve të luftës. Gjendja shëndetësore e z. Lushtaku është serioze dhe ndalimi i ofrimit të shërbimeve adekuate mjekësore përbën rrezik për jetën e tij, prandaj kërkojmë nga institucionet relevante kompetente që të marrin masa urgjente në drejtim të përmirësimit të kësaj situate, që është shqetësim jo vetëm i familjes Lushtaku por edhe i institucioneve lokale të Skenderajt dhe qytetarëve të kësaj treve”, thuhet në komunikatën njoftuese të Komunës së Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …