Qeveria
e Kosovës ende nuk ka filluar me hartimin e Statutit të Asociacionit të
Komunave Serbe, pasi që ende po punohet për krijimin e një grupi ekspertësh që
do të merret me këtë çështje. Zyrtarë të Qeverisë i kanë bërë thirrje opozitës
që t’i dërgojnë përfaqësuesit e tyre në këtë grup. Por, zëdhënësi i Vetëvendosjes,
Frashër Krasniqi, ka thënë se opozita nuk do të marrë pjesë në grupin e ekspertëve,
pasi që sipas tij, “kryeministri Mustafa synon që Zajednicën ta bëjë çështje të
kryer, edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese’. Ngjashëm ka pohuar edhe
sekretari i Nismës, Bilall Sherifi, sipas të cilit opozita e bashkuar nuk do të
pranojë asnjë ftesë nga Qeveria, përveç asaj për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
Kontrolloni gjithashtu
Memli Krasniqi takon Prattipatin: Thelbësore formimi i shpejtë i institucioneve
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është takuar me të ngarkuarën me punë në Ambasadën e …