Brickos

Ministri Pal Lekaj, vizitoi komunën e Vitisë, Gjilanit, Kamenicës dhe nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi

Ministri Pal Lekaj, vizitoi komunën e Vitisë, Gjilanit, Kamenicës dhe nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, vizitoi sot komunën e Vitisë, Gjilanit dhe atë të Kamenicës. Këto vizita u bënë në kuadër të bashkëpunimeve ndërmjet qeverisjes qendrore dhe asaj lokale, ku edhe u nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në mbështetje të projekteve infrastrukturore për qytetet e lartëpërmendura. Ministri Lekaj së pari vizitoi komunën e Vitisë, ku u prit nga udhëheqësi i kësaj komune, Sokol Haliti, me të cilin diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe komunës së Vitisë, duke nënshkruar kështu memorandum bashkëpunimi. Ministri Lekaj u zotua para udhëheqësve dhe qytetarëve të Vitisë, se kjo komunë do të marrë mbështetjen e merituar sa i përket projekteve infrastrukturore dhe se Ministria e Infrastrukturës do të jetë çdoherë në mbështetje të kësaj komune, njejtë sikurse për të gjitha komunat e tjera në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Sot për herë të gjashtë me radhë, takohen në Bruksel kyenegociatorët e Kosovës e Serbisë, lidhur me përdorimin e dinarit

Sot për herë të gjashtë me radhë në Bruksel do të takohen kyenegociatorët e Kosovës …