Qeveria ende nuk e ka hartuar statutin për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe

Qeveria ende nuk e ka hartuar statutin për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe në veri të vendit tonë. Ajo  është duke tubuar një grup ekspertësh, i cili do të merret me hartimin e statutit, pavarësisht kundërshtimeve nga opozita. Zyrtari, Bajram Gecaj, ka thënë për mediet  se kryeministri, Isa Mustafa, është në fazën e themelimit të grupit të ekspertëve lidhur me hartimin e statutit dhe se shumë shpejt do të fillojë punën. Në këtë grup kryeministri Mustafa ka ftuar publikisht edhe opozitën. Shpresojmë se pas kësaj, puna rreth përpilimit të statutit do të fillojë sa më parë që të jetë e mundur”, ka thënë Gecaj.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Mos luani me Ligjin për Specialen, është gabim dhe e dëmshme

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, e ka cilësuar gabim dhe të dëmshëm kthimin …