Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, premton se furnizimi me barna do të stabilizohet gjatë muajve të ardhshëm

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili premton se furnizimi me barna do të stabilizohet gjatë muajve të ardhshëm

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, e pranon se furnizimi me barna nuk është “në gjendjen më të mirë”. Nëpërmes një deklarate për medie, Ismaili thotë se i kupton shqetësimet e qytetarëve dhe se këto shqetësime janë dhe të tijat. Por, ai thekson se prej se e ka marrë detyrën ka nisur ndryshimin e gjendjes në shëndetësi, përfshirë furnizimin me barnat esenciale. “Ju siguroj se gjatë muajve të ardhshëm, pas veprimeve që kemi ndërmarrë, furnizimi me barna do të jetë shumë më i mirë. Dhe, qytetarët që kanë nevojë për to, do t’i marrin në vendin dhe kohën e duhur”. Kreu i MSH-së thotë se në mënyrë që furnizimi me barna të stabilizohet, madje të rregullohet njëherë e përgjithmonë, kanë filluar renovimin e kontratave për të gjitha barnat që mungojnë. “Tashmë i kemi dërguar për publikim tenderët për 300 artikuj të barnave të Listës Esenciale, materialit shpenzues dhe Citostatikëve”. Po ashtu, me OBSh-në thotë se janë duke punuar që të revidohet Lista Esenciale e Barnave, që nuk është bërë nga viti 2012.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …