Deputetja e Bashkimit
Demokratik për Integrim, Ermira Mehmeti ka njoftuar për ngrirjen e aktivitetit
të saj në këtë parti. Duke i quajtur bashkë-partiakët e saj si ‘hiena’,
deputetja Mehmeti ka thënë se çdo përpjekje e saj për reformimin e partisë, ka
hasur në pengesa, kundërshtime dhe goditje të ulëta. “Të kapur pas funksioneve
sikur t’ua kishte bërë nëna, të përjetshmit e kuptuan si kërcenim personal
nevojën për reformim të partisë. Çdo tentim për të shpjeguar se partia është
organ kolektiv dhe nuk i takon askujt personalisht, ata e kuptonin si cenim
ndaj privilegjeve personale”, thuhet në postimin e afishuar në Facebook nga
deputetja, Mehmeti. Përndryshe, Ermira Mehmeti është një nga anëtaret dhe
funksionarët më të vjetër të BDI-së. Ajo për disa vite ishte zëdhënëse e
partisë dhe femra e vetme shqiptare bartëse e listës dy herë, në njësinë e parë
dhe në njësinë e dytë zgjedhore.
Kontrolloni gjithashtu
Brenda dhjetë viteve janë mbyllur dhjetëra shkolla për shkak të mungesës së nxënësve
Brenda dhjetë viteve janë mbyllur dhjetëra shkolla për shkak të mungesës së nxënësve. Janë afër …