Thaçi pa kundërkandidat për president

Zëvendëskryeministri, Hashim
Thaçi po e pret me qetësi zgjedhjen e tij si president i vendit në muajin mars.
Kryetari aktual i PDK-së, nuk ka ndonjë kundërkandidat që do ta sfidojë atë për
postin e të parit të shtetit. Kryetarja e Republikës, Atifete Jahjaga nuk ka dhënë
shenja se do të rikandidojë edhe për një mandat, madje as partitë opozitare nuk
kanë propozuar ndonjë kandidat të përbashkët për president të vendit. “
Koalicioni është i qëndrueshëm dhe
i besoj partnerit me të cilin kam lidhur koalicion. Nuk kam arsye që të vë në
dyshim marrëveshjen që kemi”, ka deklaruar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Ehat Miftaraj: Ndërrimi i personit nuk e rinis afatin gjashtëmujor për ushtruesin e detyrës së presidentit

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se kufizimi kushtetues …