Kryeministri Haradinaj: Austria është një nga partnerët më të rëndësishëm ekonomik të Republikës së Kosovës

Kryeministri Haradinaj: Austria është një nga partnerët më të rëndësishëm ekonomik të Republikës së Kosovës

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është takuar sot më përfaqësuesit e Odës Ekonomike Federale të Austrisë. Ai ka shkruar në një postim të tij së shteti austriak është një nga partnerët më të rëndësishëm ekonomik të Kosovës.

“Austria është një nga partnerët më të rëndësishëm ekonomik të Republikës së Kosovës. Sot, në takim pune me përfaqësues të Odës Ekonomike Federale të Austrisë (ËKO), theksova mundësitë e shumta që ofron vendi ynë për investitorët austriakë. Interes vital i Kosovës është krijimi i një klime të favorshme për investime të huaja. Bashkëpunimi me bizneset austriake ndikon direkt në rritjen ekonomike dhe në krijimin e vendeve të reja të punës”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …