Aktivistët e Klubit Politik të Studentëve, përmes një aksioni në disa fakultete të Universitetit të Prishtinës, ka bërë thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve studentore që do të mbahen më 13 janar. Përmes shpërndarjes së fletushkave, Klubi Politik i Studentëve ka synuar që të informojë studentët se këto zgjedhje studentore nuk garantojnë përfaqësim të denjë të studentëve në organet vendimmarrëse të universitetit. “Sikurse deri më tani, studentët e Universitetit të Prishtinës duhet të injorojnë edhe në këtë vit të ashtuquajturat zgjedhje studentore, të cilat nuk bëhen për hir të interesave të studentëve, por për interesat e grupeve mafioze brenda Universitetit, veçanërisht në shërbim të të vetëquajturave organizata studentore”, thuhet në njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paraqitur të dhëna lidhur me procesin e numërimit të votave me postë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paraqitur të dhëna lidhur me procesin e numërimit të votave …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
