Haradinaj: Qeveria të japë dorëheqje në mënyrë që të kthehet sovraniteti dhe kufijtë e Kosovës

Opozita i ka dhënë opsione Qeverisë  për zgjidhje,  dorëheqjen e llogaridhënien në mënyrë që të kthehet sovraniteti i vendit, të kthehen kufijtë e Kosovës. Gjendja në Kosovë nuk është e mirë si rezultat i Qeverisë dhe i vendimeve të gabuara, veçanërisht i dy vendimeve të fundit që janë të rrezikshme, atij për Bashkësinë e Komunave me shumicë serbe “Zajednicës”, si dhe Demarkacionit ose vijës kufitare me Malin e Zi, ka thënë për mediet  kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, Për ne ka qenë opsion tejkalimi i gjendjes me reflektim të qeverisë për ta anuluar marrëveshjen. Por, meqenëse ka munguar ky reflektim, ndërkohë morën vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe prapë po mungon reflektimi i Qeverisë. Prandaj ne kërkojmë dorëheqjen e kësaj qeverie, si opsion te vetëm të daljes nga kriza”, ka shtuar më tej Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …