Kreu
i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa konsideron se kushtet për liberalizimin e
vizave janë plotësuar tërësisht dhe se pritet vetëm përfundimi i proceseve
administrative. “Sa i përket kritereve për liberalizimin e vizave janë
plotësuar tërësisht. Tashmë edhe janë propozuar emrat për anëtarë të bordeve të
Organit Shqyrtues të Prokurimit”, ka thënë Mustafa. Sipas fjalëve të
kryeministrit, Kosova pritet ta marrë rekomandimin pozitiv gjatë muajit shkurt.
Duke folur mbi gjendjen ekonomike, Mustafa ka fajësuar situatën politike në
vend. Sipas tij “situata politike në vend nuk është e favorshme për tërheqjen e
investimeve të huaja”.
Kontrolloni gjithashtu
Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë
Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
