Vazhdojnë dorëheqjet nga Lëvizja Vetëvendosje

Vazhdojnë dorëheqjet nga Lëvizja Vetëvendosje

Vazhdojnë dorëheqjet nga Lëvizja Vetëvendosje. Sot nga radhët e saj ka dhënë dorëheqje deputetja, Besa Baftiu. Ajo ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i Qendrës së kësaj partie në Gjilan si dhe nga Këshilli i Përgjithshëm i partisë. Deputetja, Besa Baftiu ka shkruar se është angazhuar në Vetëvendosje me bindjen se në këtë subjekt do të ketë më së shumti mundësi për fuqizimin e rolit të gruas në vendimmarrje por se ka kohë që ka haru në vështirësi të shumta brenda VV-së. Përveç rrethanave të tjera që ishin pengesë drejt realizimit të këtyre synimeve, gjatë angazhimit tim kam kuptuar se edhe brenda organizatës sonë ishin afruar individë me një mendësi që promovon të kundërtën e asaj që promovon publikisht VETËVENDOSJE!. Një gjë e tillë, në raste të ndryshme është bërë pengesë e diskutimeve të sinqerta e parimore dhe për më keq ka ndikuar negativisht në vendimmarrjen dhe demokracinë e brendshme, ka shkruar në mes tjerash në dorëheqjen e saj, deputetja, Besa Baftiu.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza: Një nga urat në veri kushtoi 10 herë më shumë, ekziston rreziku i vërshimeve

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka shprehur shqetësim lidhur me një nga urat …