Zëdhënësi i VV-së thotë se protesta e sotme do të jetë më e madhja e viteve të fundit

 Zëdhënësi i Vetëvendosjes,
Frashër Krasniqi ka bërë të ditur se 11 mijë persona kanë konfirmuar pjesëmarrjen në
protestën e sotme. “Nga kontaktet telefonike me anëtarët e Vetëvendosjes, pa e
përfshirë anëtarësinë e Prishtinës, ardhjen në protestë e kanë konfirmuar rreth
11,350 vetë”, ka thënë Krasniqi. Sipas tij, në këtë numër nuk janë përfshirë
konfirmimet nga anëtarësia e AAK-së dhe Nismës. Zëdhënësi i Vetëvendosjes ka nënvizuar
se “këto shifra flasin për një protestë që do të jetë më e madhja e organizuar
ndonjëherë viteve të fundit në Kosovë”.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …