Kryeministri takoi përfaqësuesin e pensionistëve

Pas vendimit të sotëm të Qeverisë për rritjen e
pensioneve bazë të kontribut-dhënësve nga 140 në 158 euro, kryeministri Mustafa
ka pritur në takim drejtuesit e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës. Në këtë
takim, kryetari i Lidhjes së Pensionistëve, Shaban Kajtazi ka falënderuar Qeverinë
për përpjekjet e tyre për pensionistët kontribut-dhënës që një herë e
përgjithmonë të realizohen të drejtat e tyre. Ligji për Skemat Pensionale ka
hyrë në fuqi në qershor të vitit 2014, por që deri më tani nuk është aplikuar.
Në mbledhjen e sotme është përsëritur se afati për aplikim për kategorizim dhe
sjellje të dokumenteve është 18 janari.

Kontrolloni gjithashtu

Bundestagu gjerman voton me 365 vot pro hapjes së negociatave me Shqipërinë

Bundestagu ka miratuar rinovimin e mandatit të kontingjentit gjerman në kuadër të KFOR-it edhe për një vit tjetër

Bundestagu gjerman ka miratuar rinovimin e mandatit të kontingjentit gjerman në kuadër të misionit të …