Mustafa: Të hënën do të mbahet një takim për çështjen e vizave

Kryeministri, Isa Mustafa në
mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar, ka bërë të ditur se të hënën do të
mbahet një takim i brendshëm në lidhje me çështjen e vizave. Ai, më tej ka thënë
se këtë vit, veçmas këtë muaj do të dinamizohet puna e Qeverisë. Sipas kreut të
Qeverisë, të hënën do të mbahet një takim i brendshëm me gjithë ministrat në
lidhje me liberalizimin e vizave. “Jemi duke biseduar me të gjithë zyrtarët e
lartë, duhet të sqarohet se kemi përmbushur të gjitha kriteret”, ka deklaruar
kryeministri, Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Bundestagu gjerman voton me 365 vot pro hapjes së negociatave me Shqipërinë

Bundestagu ka miratuar rinovimin e mandatit të kontingjentit gjerman në kuadër të KFOR-it edhe për një vit tjetër

Bundestagu gjerman ka miratuar rinovimin e mandatit të kontingjentit gjerman në kuadër të misionit të …