Ministria e Drejtësisë pranon kërkesat për pagesën e avokatëve të akuzuarve nga Specialja

Rrecaj: Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Kosovës janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës

Duke folur për Gjykatën Speciale, avokati, Tahir Rrecaj ka theksuar se ngritja e aktakuzave të para nga kjo gjykatë mund të ndodh  më së largu në vjeshtën e këtij viti. Sipas këtij avokati, Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës dhe ato përkojnë me çdo nivel të sistemit të gjykatave në Kosovë. Ato u formuan në bazë të Amendamentit Kushtetues dhe Ligjit të miratuar nga Kuvendi i Kosovës për gjykimin e pretendimeve të paraqitura në raportin e Këshillit të Evropës të vitit 2011, për shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare. Dhomat janë me mandat e juridiksion të përcaktuar, konkretisht për krime kundër njerëzimit, krime lufte dhe krime të tjera të përkufizuara në Ligjin e Kosovës, të cilat pretendohet se janë kryer midis 1 janarit 1998 dhe 31 dhjetorit 2000. Ligji parasheh që proceset gjyqësore të mbahen jashtë Kosovës. Dhomat e Specializuara e kanë selinë në Hagë dhe punësojnë gjykatës, prokurorë dhe punonjës ndërkombëtarë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …