Dëme të konsiderueshme nga vërshimet janë evidentuar edhe në Shqipëri

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime të mëdha edhe në Shqipëri. Pas analizës së të dhënave nga terreni, Ministria e Punëve të Brendshme ka konstatuar se vërshimet kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa rrethe si pasojë e daljes së ujit nga shtrati i lumenjve dhe rrëshqitjet e dheut. Prurjet e jashtëzakonshme të ujit kanë çarë argjinaturën e lumit Shkumbin i cili më as ka përmbytur shtëpi të shumta pranë fshatit Çermë ndërkohë rritja e prurjeve të këtij lumi ka shkaktuar përmbytjen e disa fshatrave në Divjakë. Në Sukth janë evakuuar 30 familje dhe vijon evakuimi i familjeve të tjera. Ndërsa në Bashkinë e Shijakut janë evakuuar 50 familje. Në aksin Fierzë-Fushë Arrëz, në fshatin Mishka, është shembur një pjesë e segmentit rrugor. Ndërkohë që aksi Qafë Thore-Bogë-Theh është i pakalueshëm, aksi Elbasan-Librazhd është zhbllokuar në njërin krah pas shembjes së masivit të dheut. Nda reshjet e dendura ka pasur dëme edhe në vende të tjera të Shqipërisë. Organet kompetente janë duke bërë përpjekje maksimale për të ju ofruar ndihmën e nevojshme banorëve të zonave më të prekura nga vërshimet.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ maqedoni

Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski

Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …