Bashkimi Evropian ka konfirmuar
njoftimin e Qeverisë së Kosovës dhe ministres, Edita Tahiri se Austria ka
aplikuar në Organizatën Ndërkombëtare të Telekomunikacionit (ITU) për kodin
telefonik të Kosovës, në përputhje me marrëveshjen e arritur në Bruksel. Kjo u
konfirmua në rrjetet sociale nga Angeline Eichhorst, e cila në Shërbimin për Politikë të
Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian është drejtoreshë për Evropën
Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë.
Kontrolloni gjithashtu
Numërohen 65 për qind të votave, këta janë 10 më të votuarit nga PDK-ja, LDK-ja LV-ja dhe AAK-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 65.01 për qind të numërimit të kandidatëve për deputetë. …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
