leoni

Zyrtarët serb nuk duan shuarjen e strukturave paralele

Zyrtarë të Qeverisë së Serbisë kanë
thënë se shuarja e strukturave paralele në Kosovë, nuk është temë e diskutimit
në takimin e këtij muaji, ndërmjet kryeministrave Isa Mustafa dhe Aleksandër
Vuçiq. Sipas tyre asnjë marrëveshje nuk i obligon për t’i shuar këto struktura
në Kosovë, ndërkohë që përfaqësues të Qeverisë së Kosovës kanë insistuar se për
strukturat ilegale do të flitet në takimin e radhës i cili ndërmjetësohet nga
shefja për Politikë të Jashtme në BE, Federica Mogherini. Madje, sipas
ministres për Dialog, Edita Tahiri, Asociacioni i komunave serbe nuk mund të
themelohet derisa nuk pushojnë së ekzistuari këto struktura.

Kontrolloni gjithashtu

Çitaku, Haxhiut: As s’do të heshtim, as s’do të dorëzohemi

Vlora Çitaku: Vetëvendosje e ka bllokuar qëllimisht Kuvedin

Pas dështimit të radhës së konsittuimit të Kuvendit, Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të …