Me disa aktivitete në Gllogjan, sot fillon shënimi i 20-vjetorit të “Epopesë së Dukagjinit”

Me disa aktivitete në Gllogjan, sot fillon shënimi i 20-vjetorit të “Epopesë së Dukagjinit”

Me disa aktivitete në Gllogjan, sot fillon shënimi i “Epopesë së Dukagjinit”. 20 vjet më parë në Gllogjan të Deçanit filluan luftimet frontale mes luftëtarëve të UÇK-së dhe familjes Hardinaj kundër forcave pushtuese, të cilat më 24 mars 1998 kishin rrethuar Gllogjanin, e që synim kishin familjen e Hilmi Haradinajt, babai i të katër gjeneralëve të UÇK-së Luan, Shkëlzen, Ramush e Daut Haradinaj. Luani dhe Shkëlzeni kanë rënë dëshmorë. Aktivitetet e sotme nisin nga ora 09:00 në shkollën fillore “Heronjtë e Dukagjinit” të Gllogjanit. Në ora 13:30 në Sallën e Asamblesë së Komunës së Deçanit mbahet akademi për shënimin e 20-vjetorit të Epopesë. Aktivitete për shënimin e Epopesë do të ketë edhe më 23 dhe 24 mars.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …