Veseli: Humori i zi i Dik Martit dhe ai i Stupcave nuk e deformon të vërtetën për UÇK-në

Kryetari i Kuvendit të Kosovës,
Kadri Veseli ka komentuar provokimin e fundit nga të ashtuquajturit ‘Stupca’, duke
thënë se ky humor pa shije nuk mund të shtrembërojë një të vërtetë të madhe. “E
vërteta e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është tepër e madhe,
botërisht e njohur dhe e pranuar, saqë as humori i zi Dick Martit, e as humori
pa shije i këtij skeçi, nuk do të mund ta errësojnë apo ta deformojnë këtë të
vërtetë”, është shprehur kryekuvendari, Veseli. Sipas tij, “ata mijëra djem e
vajza të Kosovës e më gjerë, që dhanë jetën e lanë gjymtyrët e tyre në luftën
për lirinë e Kosovës janë krenaria më e madhe dhe e përjetshme e vendit tonë,
janë themeli mbi të cilin qëndron dhe do të qëndrojë përgjithmonë Republika e Kosovës”.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, konsideron se me kauza të ndryshme deputetët e pozitës po i mbrojnë aferat korruptive

Deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj, konsideron  se me kauza të ndryshme deputetët e …