Vatikani njeh zyrtarisht Shtetin e Palestinës

Marrëveshja e nënshkruar vitin e kaluar për njohjen de fakto të Palestinës nga Vatikani të bërë në vitin 2012, tash ka hyrë në fuqi zyrtarisht, njoftuan autoritetet  në Vatikan.

Vatikani nënshkroi traktatin e parë më Palestinën qershorin e kaluar, kur bëri thirrje për veprime që ndalojnë konfliktin izraelito-palestinez dhe i dha mbështetje një alternative dy-shtetërore. Vatikani dhe Shteti i Palestinës kanë njoftuar njëri-tjetrin se kërkesat procedurale për nisjen e zbatimit të marrëveshjes janë përmbushur”, ka njoftuar nëpërmjet një komunikate Vatikani sot.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së kishte miratuar një rezolutë në vitin 2012,  që njihte Palestinën si shtet pa të drejtë të anëtarit, por vetëm si observues. Kjo gjë ishte mirëpritur nga Vatikani, i cili ka gjithashtu të njëjtin status në OKB. Vatikani nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës as ka dhënë ndonje shenjë se ka interesim për ta pranuar në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …