Hashim Thaçi: Tërheqja e nënshkrimeve me Serbinë devalvon shtetësinë e Kosovës (!)

 Zëvendës-kryeministri, Hashim Thaçi konsideron se tërheqja e nënshkrimeve nga marrëveshja për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe demarkacionit me Malin e Zi do ta devalvonte shtetësinë e Kosovës. Njerëzit duhet ta kuptojnë se rënia e këtyre marrëveshjeve nënkupton devalvim të shtetit të Kosovës, kjo nuk është lojë fëmijësh. Këto dy marrëveshje nuk duhet të shndërrohen si mjete për devalvimin e shtetit. Ndërsa duke komentuar paralajmërimet e partive opozitare për protestat e ardhshme, ai ka theksuar se nëse ato janë demokratike, atëherë nuk ka problem që të zhvillohen, por ai tha se opozita ka nevojë që të komunikojë më shumë për të ardhmen e vendit. Protesta mund të ketë, kemi probleme sociale sepse ne nuk kemi bërë atë që kemi dëshiruar.

 

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi takon Prattipatin: Thelbësore formimi i shpejtë i institucioneve

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është takuar me të ngarkuarën me punë në Ambasadën e …