Goran Rakiq: Para se të lëshohet ura për qarkullim mbi Lumin Ibër duhet të definohet kufiri që ndan Mitrovicën në veri

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se serbët nuk do të jenë më pjesë e Qeverisë Haradinaj

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se më serbët nuk do të jenë pjesë e Qeverisë Haradinaj. Ai ka thënë se qeveria në Prishtinë më nuk do të ketë mbështetjen e Listës Serbe dhe se serbët tash do të bashkohen rreth interesave të vet sidomos kundër shqiptarëve. Këto deklarata Rakiq i tha sot në Beograd, pas takimit me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, një ditë pas arrestimit të Marko Gjuriqit në veri të Kosovës. Dua të them se Lista Srpska do të del nga qeveria dhe ata nuk do ta kenë më përkrahjen tonë, e dimë se ata do të bashkohen rreth interesave të veta, sidomos kundër serbëve ata bashkon lehtë por edhe ne bashkohemi për interesat tona ka thënë Rakiq.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi për iniciativën e AAK-së: PDK do ta shqyrtojë rastin për Gjykatën Kushtetuese me ekspertizë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përsëritur akuzat ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për …