Në Bruksel të Belgjikës nuk do të ketë fishekzjarre dhe festime masive në natën e Vitit të Ri

Në Bruksel të Belgjikës  nuk do të ketë fishekzjarre dhe festime të tjera masive në natën e Vitit të Ri, për shkak të rrezikut nga sulmet terroriste. Lajmi është bërë i ditur nga Kryeministri belg, Sharles Mishel, i cili tha se vendimi është marrë pas informacioneve për sulme të mundshme terroriste natën e Vitit të Ri. Edhe kryebashkiaku i Brukselit, ka thënë se vendimi është marrë pas një takimi që ai ka pasur edhe me Ministrin e Brendshëm. Ditë më parë dy persona janë arrestuar nga forcat belge të policisë, nën dyshimin se po planifikonin sulme terroriste në Bruksel në vigjiljen e ndërrimit të viteve. Belgjika vazhdon të mbetet në gjendje gatishmërie, në izolim  të lartë ndaj sulmeve terroriste, qysh nga sulmet e 13 nëntorit në Paris. Një pjesë e mirë e organizatorëve të sulmeve në kryeqendrën e Francës, bazat e tyre i kishin në Belgjikë.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …