Rakiq

Përfaqësuesit e komunave serbe në Mitrovicën e veriut kanë miratuar propozimin për formimin e AKS-së

Kryetarët dhe përfaqësuesit e komunave serbe në Kosovë, gjatë takimit në Mitrovicën e veriut kanë miratuar propozimin për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe më 20 prill, nëse Prishtina deri atëherë nuk e bën një gjë të tillë. Gjithashtu gjatë takimit, ndër tjerash janë miratuar edhe propozimet që ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës dhe drejtori i Policisë së Kosovës të japin dorëheqje dhe ata, të cilët sipas tyre kanë ushtruar dhunë kundër serbpt Gjuriq të dënohen. Këto kërkesa janë paraqiotur gjatë një takimi të mbajtur në veri të Mitrovicës ku është diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë, përkatësisht arrestimit të Marko Gjuriqit nga Policia e Kosovës. Gjithashtu në takim është diskutuar edhe rreth takimit të përfaqësuesve të Listës Serbe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Në foltoren ku po mbaheshin fjalimet është shfaqur edhe stema e re e Asociacionit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për buxhetin e vitit 2025, me shumicë votash

I propozuari nga koalicioni VV&Alternativa dhe “Lista Guxo” Hekuran Murati, sërish nuk mori votat e mjaftueshme

I propozuari nga koalicioni “Vetëvendosje”, :Alternativa” dhe “Lista Guxo”, Hekuran Murati, sërish nuk mori votat …