Kryetari i PDK-së Hashim Thaçi në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të PDK-së për fund të vitit ka deklaruar se viti 2016 pritet të jetë vit i rëndësishëm për Kosovën, meqë sipas tij pritet të bëhet themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, liberalizmi i vizave, rritja e mirëqenies së qytetarëve dhe zhvillimi më i qëndrueshëm ekonomik. Para krej pak të pranishmëve Thaçi tha se gjendja aktuale politike do të tejkalohet me rrugën e komunikimit dhe bashkëpunimit. Në këtë mbledhje nuk ishin të pranishëm figurat qendrore të PDK-së si nënkryetari i parë i PDK-së, Kadri Veseli, pastaj, Hajredin Kuçi, Enver Hoxhaj, Bajram Rexhepi, Adem Grabovci, Elmi Reçica, Besim Beqaj, Flora Brovina dhe shumë figura tjera të kësaj partie, e cila po përshkohet me një krizë të rëndë të përçarjes përbrenda.
Kontrolloni gjithashtu
Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë
Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
