leoni

Të gjitha sportelet e Komunës së Prishtinës punojnë të enjten, deri në orën 15:00

Komuna e Prishtinës i njofton të gjithë qytetarët se të gjitha sportelet e Komunës së Prishtinës punojnë të enjten, më 31 dhjetor, deri në ora 15:00. Kjo vlen si për sportelet e ofiqarisë poashtu edhe ato për tatim në pronë, kadastër etj. Nga 1 janar e deri më 4 janar, sportelet janë të mbyllura, ndërsa rihapen të martën, më 5 janar. Qytetarët që kanë nevojë për tërheqjen e certifikatave apo ekstrakteve personale, kanë mundësi ti marrin ato edhe gjatë ditëve festive nga E-Kiosku, i cili do të jetë në funksion tërë kohën.

 Poashtu, Inspektorët Komunalë do të kujdestarojnë me orar të zgjatur gjatë ditëve festive me qëllim të krijimit të ambientit të sigurtë, si për kontrollin e përdorimit të mjeteve piroteknike, poashtu edhe kontrollin e therrjes së kafshëve dhe shpezëve.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …