Thaçi e quan të suksesshëm vitin 2015

Zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi gjatë një
interviste për gazetën ‘Epoka e Re’, e ka quajtur të suksesshëm vitin 2015. Nënshkrimin
e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, tërheqja e një miliard e gjysmë
investimeve nga jashtë dhe krijimi i kornizës ligjore që siguron gjyqësor të
pavarur, i ka vlerësuar si të arriturat kryesore për vitin që lamë pas. Sipas
Thaçit, Kosova në rajon është bërë shembull i bashkëjetesës fetare dhe
kundërshtimit të radikalizmit dhe të ekstremizmit.  Zëvendëskryeministri
tha po ashtu se nuk ka asnjë arsye të vonohen apo të pengohen proceset politike
në Kosovë. Thaçi shprehu bindjen se nuk sheh arsye që të ketë pengesa në
votimin e tij për president të Republikës.

Kontrolloni gjithashtu

Bundestagu gjerman voton me 365 vot pro hapjes së negociatave me Shqipërinë

Bundestagu ka miratuar rinovimin e mandatit të kontingjentit gjerman në kuadër të KFOR-it edhe për një vit tjetër

Bundestagu gjerman ka miratuar rinovimin e mandatit të kontingjentit gjerman në kuadër të misionit të …