leoni

Nikoliq: Kisha Ortodokse Serbe të përfshihet në bisedimet me Serbinë

Kryetari i Serbisë, Tomisllav Nikoliq i ka mëshuar
sërish idesë që Kisha Ortodokse Serbe të përfshihet në bisedimet me Kosovën.
Nikoliq, siç përcjell B92, konsideron se Kisha Ortodokse Serbe duhet ta paraqesë
qëndrimin e saj sepse në bisedimet Prishtinë-Beograd do të shpaloset “problemi
i pasurisë së saj në Kosovë”. Sipas tij “Kisha Ortodokse Serbe, duhet të shkelë
parimin që më parë ia ka vënë vetës dhe të bisedojë me Prishtinën”. Nikoliq më
tej ka shtuar se ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq nuk e ka kuptuar thirrjen e
tij se për statusin e Kosovës duhet të deklarohen Kisha Ortodokse Serbe dhe
Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Aida Dërguti: Nëse Laban dorëhiqet, Gjykata Kushtetuese futet në kolaps total

Opinionistja Aida Dërguti ka paralajmëruar se fati i Gjykatës Kushtetuese dhe stabiliteti institucional në Kosovë …