Driton Gashi

Jo-zyrtarisht bëhet e ditur se Driton Gashi mbetet drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë

Pavarësisht kërkesës së kryeministrit Haradinaj për të liruar funksionin, Driton Gashi mbetet drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ndërsa ministri, Flamur  Sefaj sot nëpërmjet një letre publike, do ta deklarojë dorëheqjen. Jo zyrtarisht bëhet e ditur se pëlqimin për largimin e Driton Gashit nuk do ta japë kryetari i Kosovës,  Hashim Thaçi. Të premten, nëpërmjet një shkrese, kreu i Qeverisë ka bërë të ditur se ka kërkuar t’i lirojnë detyrat,  Gashi e edhe Sefaj. Vendimin e ka arsyetuar duke thënë se operacioni i ndërprerjes së lejeqëndrimit, i ndalimit, deportimit urgjent dhe të fshehtë të gjashtë qytetarëve turq nga territori i Kosovës në Turqi, ka ndodhur pa e informuar dhe pa lejen e kreut të Qeverisë.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …