E përditshmja austriake ‘Die Presse’ ka
pasqyruar çmendurinë e fundamentalistit serb, patriarkut Irinej. Kjo gazetë
sjell deklaratën e fundit luftënxitëse të kreut të Kishës Ortodokse Serbe,
sipas të cilit, Kosova duhet mbrojtur me çdo kusht dhe me çdo mjet. “E vërteta
duhet të mbrohet edhe me dhunë”, citon gazeta austriake fjalët e patriarkut
serb. ‘Die Presse’ në vazhdim thekson faktin se Kosova është e banuar kryesisht
nga shumica shqiptare dhe tash e 8 vite ekziston si e pavarur dhe është e
njohur nga më shumë se 100 shtete të botës.
Kontrolloni gjithashtu
Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë
Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
